Moti i ftohtë, Rama: Punë nga veriu në jug për të siguruar që qarkullimi të vijojë normalisht

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se po vijon puna nga veriu në jug me mjete borëpastruese për të siguruar që qarkullimi të vijojë pa probleme. Kjo për arsye të temperaturave të ulëta në vendin tonë.

“Vijon puna në terren nga veriu në jug pa ndërprerje me mjete borëpastruese dhe skuadra pune, për të siguruar që qarkullimi të vijojë normalisht dhe pa probleme përpos temperaturave nën 0 °C”, shkruan Rama.

Kryeministri bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisje me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtohet për në zonat malore, ulje të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore.