Ndërron jetë njëri ndër themeluesit e UT-së, Prof. Milaim Fejziu

Shpërndaje

Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të profesor Milaim Fejziut na trondi thellë!

Të pikëlluar për humbjen e profesorit, mikut tonë, vëllaut tonë, atdhetarit, ikonës së arsimit sipëror në Maqedoninë e Veriut – thmeluesit të Universitetit të Tetovë, veprimtarit, aktivistit, nënkryetarit të Lidhjes Shqiptare në Botë, Kryetarit të Shoqatës për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Maqedoni të ndjerit prof Milaim Fejziu!

Profesori Milaim Fejziu nuk jeton më, fizikisht u nda nga ne, por veprat dhe aktiviteti i tij atdhedashës, patriotizmi i tij, do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë, emri i tij zë vend në faqet e lavdishme të historisë më të re kombëtare shqiptare, do t’a kujtojmë si një ndër figurat më të rëndësishme të Lidhjes Shqiptare që kontribuoi në riorganizimin e Lidhjes, në hartimin e Platformës Kombëtare të Lidhjes Shqiptare, do t’a kujtojmë si vëlla, si mik, si shok, që dinte t’i jap frymë pozitive çdo takimi me prezencën e tij!

Ai, profesor Milaim Fejziu është themelues i Universitetit të Tetovë dhe sa herë të festohet dita e themelimit të atij Universiteti do të kujtohet dhe figura e ndritur e profesor Milaim Fejziut, gjeneratë pas gjenerate do ta njohin figurën e prof Milaimit.

I dashur profesor Milaim Fejziu, do të na mungosh! Që tani na mungon!

Lidhja humbi njeriun, aktivistin Kryetarin, bashkëpunëtorin më të zellshëm, më të dashur, publikut shqiptar anembanë iu shkëput një mendjendritur si profesor Milaim Fejziu që i dha mjaftueshëm me dijen dhe veprimtarinë e tij, i dha dritë kombit, i dha dije hapi Universitetin e Tetovës duke sakrifikuar jetën e tij dhe të familjes, ishte kujdestar ndaj çdo reziku që kanoste kombin e sidomos shqiptarër në toje!

E vështirë të shkruaj këtë letër ngushëllimi familjes Fejziu, miqve të prof. MilaimFejziut, Lidhjes Shqiptare në Botë.

Ndarja nga jeta e profesor Milaimit na tronditi thellë!!!

E nderuar familja Fejziu, pranoni ngushëllimet e sinqerta nga unë personalisht si Kryetar dhe nga Kryesia e Lidhjes Shqiptare në Botë – Kuvendi për Maqedoninë e Veriut!

Profesor Milaim Fejziu, miku ynë i dashur u prehtë në paqe! I përjetshëm qoftë kujtimi për të! shkruan në letrën e tij Shpend Bajrami – Kryetar i Lidhjes Shqiotare në Botë – Kuvendi për Maqedoninë e Veriut.