Nis renovimi i urës së famshme në Shqipëri (Foto)

Shpërndaje

Më në fund Ura e Zogut do të renovohet.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili thotë se projekti ka marrë dritën jeshile nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale.

Vlen të theksohet se kjo urë ikonike është në gjendje shumë të keqe, sidomos pas vërshimeve të fundit në Shqipëri, ku disa pjesë të saj ishin çarë dhe rrezikohej shembja totale.

Postimi i Edi Ramës:

Gati të nisim nga puna për të rilindur Urën e Zogut mbi lumin Mat, monument kulture
Tashmë projekti i hartuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit ka marrë dritën jeshile nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale për ndërhyrjen në këtë objekt
#TëBashkuarJoTëNdarë
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️
#SkaKohëPërPushim‍♀️‍♂️