Pamje ekskluzive të arrestimit të shtetasve Bullgar që tentuan të sulmojnë policinë e Maqedonisë

Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot në pikën kufitare “Deve Bair” kanë ndaluar 3 shtetas të Bullgarisë të cilët fillimisht kanë ofenduar me fjalë zyrtarët policorë, ndërsa më pas kanë tentuar fizikisht t’i sulmojnë policët, përcjell ALBAZONE MEDIA. Nga MPB bëjnë të ditur se të njëjtit po mbahen në polici, deri në zbardhjen e rastit.

“Rreth orës 12:45, në pikën kufitare “Deve Bair” ka ndodhur prishje e rendit dhe qetësisë publike nga shtetasit bullgar G.Z (35), A.H (50) dhe R.H (54), të cilët fillimisht me fjalë, në mënyrë të vrazhdë dhe në mënyrë të pahijshme kanë ofenduar ndërsa më pas kanë tentuar të sulmojë fizikisht policët të cilët po kryenin veprime zyrtare, me ç’rast janë ndaluar dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.

Deputeti bullgar Angel Georgiev nga partia “Rilindja” ka publikuar në Facebook një video për të cilën pretendon se është një incident që ka ndodhur në pikën kufitare Deve Bair.

Në video shihet se policët maqedonas po tentojnë ta kthejnë në automjetin e tij, por ai me këmbëngulje është nisur drejt tyre pa leje, ndaj është kthyer me dhunë.

Ngjarja ka ndodhur pasi shtetas bullgarë janë ndaluar më parë në ambientet e lokalit për thirrje të pahijshme dhe tentativë për përplasje fizike./ALBAZONE.MK