Reagon kryetari i Ulqinit pas shpërndarjes së videos ku shihet brutaliteti ndaj profesorit shqiptar

Shpërndaje

Kryetari i Ulqinit, Omer Bajraktari, ka reaguar pas rastit të sjelljes brutale të një zyrtari policor malazez ndaj profesorit shqiptar Petraq Milo.

Një skandal i madh ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar në mes të Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku një polic malazez është kapur në kamerë duke maltretuar rëndë profesorin shqiptar, Petraq Milo.

Pamjet janë publikuar edhe nga mediat malazeze ku thuhet se Drejtoria e Policisë është duke përcaktuar se çfarë ka ndodhur në pikën kufitare Sukobin – Muriçan pasi mediat shqiptare njoftuan se oficerët e Policisë Kufitare të Malit të Zi kanë keqtrajtuar brutalisht një shtetas shqiptar.

Bajraktari ka kërkuar që sa më shpejt të dënohet sjellja çnjerëzore e zyrtarëve. Këtë ai e ka bërë me anë të një statusi në Facebook.

Ky është statusi i plotë:

Në emër të Komunës së Ulqinit, dënojmë ashpër sjelljen çnjerëzore të pjesëtarëve të Policisë Kufitare në vendkalimin e përbashkët me Republikën e Shqipërisë.

Prandaj presim reagim të shpejtë dhe adekuat nga organet kompetente.

Kërkojme që, policia të bëjë një hetim urrgjent dhe profesional dhe të ndëshkojë të gjithë ata që me sjellje të pahijshme dëmtojnë imazhin e shtetit. Aq më tepër që është shtetas i huaj dhe i moshuar!

Njerëz të tillë thjesht nuk kanë vend në shërbimin civil!