Tërmeti në Turqi, pse u shembën kaq shumë ndërtesa?

Shpërndaje

Dy tërmete të mëdha – me magnitudë 7.8 dhe 7.5 ballë – rrafshuan ndërtesa të të gjitha llojeve dhe vranë mijëra njerëz në të gjithë Turqinë jugore dhe Sirinë veriore.

Por fakti që edhe disa nga blloqet më të reja të apartamenteve u shkatërruan, ka çuar në pyetje urgjente në lidhje me standardet e sigurisë së ndërtesave.

Teknikat moderne të ndërtimit duhet të nënkuptojnë se ndërtesat mund të përballojnë tërmete të kësaj magnitude.

Dhe rregulloret pas fatkeqësive të mëparshme në vend supozohej të siguronin që këto mbrojtje të ishin arritur.

Disa nga apartamentet e shkatërruara u ndërtuan rishtas vitin e kaluar dhe reklamat e shpërndara në rrjete sociale tregojnë që ndërtesa ishte “përfunduar në përputhje me rregulloret më të fundit të tërmeteve”.

Ndërsa reklama origjinale nuk është më e disponueshme në internet, pamjet e e saj që qarkullojnë në mediat sociale përputhen me reklama të ngjashme nga e njëjta kompani.

Standartet e ndërtimit në Turqi të publikuara në vitin 2018 kërkojnë që strukturat në rajonet e rrezikuara nga tërmeti të përdorin beton të cilësisë së lartë të përforcuar me shufra çeliku.

BBC shkruan se nuk ka mundur të verifikojë standardet e ndërtimit të përdorura në këtë bllok.

Fotografitë tregojnë se një tjetër bllok apartamentesh i ndërtuar së fundmi në qytetin port të Iskenderun u shkatërrua në masë të madhe.

BBC ka kontaktuar kompaninë përgjegjëse të ndërtimit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Rregulloret e ndërtimit janë shtrënguar pas fatkeqësive të mëparshme, duke përfshirë një tërmet të vitit 1999 rreth qytetit të Izmit, në veriperëndim të vendit, në të cilin vdiqën 17,000 njerëz.

Por ligjet, duke përfshirë standardet më të fundit të vendosura në vitin 2018, janë zbatuar dobët.

Korrespondenti i BBC-së për Lindjen e Mesme, Tom Bateman, foli me njerëzit në qytetin jugor të Adanas, të cilët thanë se një ndërtesë e shembur atje ishte dëmtuar 25 vjet më parë në një tjetër tërmet, por mbeti pa ndonjë riparim të duhur.

Vende të tilla si Japonia, ku miliona njerëz jetojnë në ndërtesa të larta me popullsi të dendur, pavarësisht historisë së vendit të tërmeteve të rënda, tregojnë se si rregulloret e ndërtimit mund të ndihmojnë për t’i mbajtur njerëzit të sigurt në fatkeqësira./ BBC/