UNHCR: Pesë milionë sirianë kanë mbetur të pastrehë nga tërmeti

Shpërndaje

Më shumë se 5.3 milioë sirianë kanë mbetur të pastrehë në pjesën veriore të vendit nga tërmeti, kështu ka thënë zyrtari i Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR).

“Për Sirinë kjo krizë brenda një krize. Ne kemi pasur krizë ekonomike, përballjen me COVID dhe tani në mes të dimrit jemi duke u përballur edhe me stuhi të frikshme”, tha ai ndër të tjera, raporton Sky News, transmeton Zeri.info.

Ai me tej u shpreh se “Një numër i konsiderueshëm i stafit tonë janë duke fjetur jashtë shtëpive të tyre, sepse janë të brengosur për dëmtimet që kanë përsuar shtëpitë e tyre. Kjo është thjeshtë një minidetaj për atë se çfarë po ndodh në zonat e prekura”.

“Kjo po ashtu ndikon edhe në arritjen e ndihmave humanitare. Rruggët janë të dëmtuara dhe kjo na pengon që të arrijmë deri te njerëzit,. Kjo është shumë, shumë e vështirë. Janë rreth 6.8 milionë njerëz që janë evakuuar brenda vendit. Edhe kjo ishte edhe para tërmetit”.

“Helmetat e Bardha”, një grup i mbrojtjes vullnetare ka këritikuar Kombet e Bashkuara që kanë dështuar të dërgojnë ndihma humanitare edhe në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri.