Türkiye, dy persona shpëtohen nga rrënojat 261 orë pas tërmetit
Foto: Aytuğ Can Sencar/AA
Nga rrënojat e një ndërtese në rajonin qendror Antakya në qytetin Hatay dy persona janë shpëtuar të gjallë 261 orë pas tërmetit, raporton Anadolu.
Ekipet që kryenin punime nën rrënojat e një spitali privat në lagjen Odabaşı përcaktuan se dy persona ishin gjallë.
Pas punimeve ku u përfshinë edhe forcat e policisë së operacioneve speciale, u shpëtuan 26-vjeçari Mehmet Ali Şakiroğlu dhe 34-vjeçari Mustafa Avcı.
Ekipet nxorën të gjallë nga rrënojat dy personat 261 orë pas tërmetit.
Më pas, Şakiroğlu dhe Avcı u dërguan në spital.