U gjetën të vetme në zonat e prekura nga tërmeti, 16 foshnjat e shpëtuara dërgohen në Ankara
Avioni që i përkiste Presidencës së Turqisë që po përdoret për aktivitete të lidhura me tërmetet, solli ekipe mjekësore dhe materiale ndihme në rajonet e prekura nga tërmetet në Kahramanmaraë, si dhe transportoi të plagosurit rëndë në rajon në Ankara.
Pasagjerët e fundit të avionit ishin foshnja të pashoqëruara në zonat e tërmetit. 16 foshnja të moshës 0-1 vjeç u morën nga Kahramanmaraë dhe u sollën në Ankara.
Foshnjat u morën nga nënat kujdestare të Ministrisë së Familjes dhe Shërbimeve Sociale për t’u transportuar në spitalin e qytetit Etlik.
Foshnjat, të cilat mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore, pas kontrollit të parë do të përkujdesen në organizatën e fëmijëve pranë Ministrisë së Familjes dhe Shërbimeve Sociale.
Të 16 foshnjat u gjetën të vetme në zonat e prekura nga tërmeti.