Arrestohet shkupjani, ka tentuar të merr kredi të shpejt me letërnjoftim të falsifikuar

Shpërndaje

Më datën 20.03.2023 në ora 18:45 minuta në blv. “Jane Sandanski” në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria V.M. (26) nga Shkupi.

Ai ka tentuar me letërnjoftim të falsifikuar të merr kredi të shpejt nga shoqatë financiare në qendër tregtare në blv. “Jane Sandanski”, por i punësuari ka dyshuar në korrektësinë e letërnjoftimit dhe ka ftuar policinë.

Personi është arrestuar në stacion policor dhe është realizuar bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësiti për Kriminalitet Ekonomik dhe Kompjuterik pranë SPB Shkup do të parashtrojë kallëzim përkatës.