Maqedoni

Bekteshi: Me KRRE-në punojmë që pas 1 korrikut të kthehet tarifa e lirë ditore për rrymën

Shpërndaje

Bashkë me Komisionin Rregullator për Energjetikë (KRRE) punojmë në drejtim të asaj që të kthehet tarifa e lirë ditore për energjinë elektrike nga 1 korriku i këtij viti, duke e pasur parasysh prodhimtarinë e rritur të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë ku ngarkesa është kryesisht gjatë ditës, theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Me këtë mund të kemi tepricë të energjisë elektrike gjatë ditës në periudhën nga maji e deri në tetor”, tha Bekteshi në përgjigen e pyetjes pas deklaratës së sotme para Qeverisë.

Theksoi se tashmë e ka analizën për përballjen me krizën energjetike, por shtoi se drejtori i SHA EMV, Vasko Kovaçevski gjatë javës së ardhshme do t’i thotë detajet në konferencë për media.

“Aq sa jam i informuar në fillim të javës së ardhshme do të ketë prezantim të hollësishëm. Mund të them se më miri u përballëm në rajon me më së paku para të shpenzuara, por edhe në pjesën e mospasjes së restrikcioneve dhe në pjesën e çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë”, potencoi Bekteshi.