Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër arrest për Putinin, reagon Zelensky

Shpërndaje

“Ndarja e fëmijëve nga familjet e tyre; privimi i tyre nga çdo mundësi për të kontaktuar të afërmit e tyre; fshehja e fëmijëve në territorin rus; shpërndarja e tyre në rajone të largëta, e gjithë kjo është padyshim politika shtetërore ruse, vendime shtetërore, e keqja shtetërore.”

Këto ishin fjalët e presidentit të Ukrainës teksa reagoi ndaj lajmeve se Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar një urdhër për arrestimin e Vladimir Putin për deportime të dyshuara të fëmijëve.

Zelenksy tha se do të ishte “e pamundur të kryhej një operacion i tillë kriminal” pa Vladimir Putin, në një postim në Telegram.Ai e quajti vendimin e gjykatës një vendim “historik” “nga i cili do të fillojë përgjegjësia historike”.