Kurti-Vuçiq u kthehen bisedimeve

Shpërndaje

Pas një pauze të shkurtër, takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon ende në Ohër.

Kështu ka mësuar Dukagjini ndonëse më herët kishte informacione për përfundimin e takimit – pak minuta para orës 17:00 – por bëhej fjalë vetëm për një pauzë të shkurtër.

Dy udhëheqësit po takohen me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së për të diskutuar zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve.