Lajçak pas takimit me Kurtin: Diskutuam për planin e zbatimit, takimi i ka përmbushur pritshmëritë e mia

Shpërndaje

Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, ka dhënë detaje nga takimi i sotëm me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se me të kanë diskutuar për planin e zbatimit të marrëveshjes që është propozuar nga Bashkimi Evropian.

Lajcak tha se qëllimi kryesor i vizitës ishte ta ketë të qartë se si Kosova e sheh implementimin e marrëveshjes, derisa shtoi se takimi i ka përmbushur pritshmëritë e tij sa i përket kësaj çështjeje.

“Teksti ishte pranuar dhe u publikuar, të gjithë e din çfarë përmban. Po ashtu u pajtuam të pajtohemi si do të impelementohet, cilët janë hapat, koha, ndryshe do të ishte marrëveshje politike dhe jo formale. Qëllimi i vizitës ishte diskutimi i zbatimit me Kurtin, kishim bisedë konstruktive dhe të rëndësishme për këtë çështje”, ka thënë ai.

“Qëllimi kryesor i vizitë ishte të shohim si e sheh Kosova implementimin, takimi i ka përmbushur pritshmëritë e mia në këtë kontekst, pastaj do të shkoj në Serbi të shoh. Tash shoh më mirë për pritshmëritë e Kosovës për implementimin”, ka vijuar ai.

Lajcak tha se në rast se të dyja palët pajtohen, më 18 mars pritet të nënshkruhet marrëveshja.