Maqedoni e Veriut/ Paga minimale u rrit në 20.175 denarë

Shpërndaje

Nga muaji prill paga miniminale do të rritet për 2.175 denarë dhe do të jetë 20.175 denarë. Komisioni socio-ekonomik pranë Qeverisë vendosi që rritje e pages të jetë për 12 për qind më e lartë se e mëparshmja. Pagesa do të fillojë nga muaji i ardhshëm, pra punonjësit tashmë po punojnë me pagën e re minimale këtë muaj.

“Morëm vendim për rritje të pagës minimale në shtet, ashtu siç kemi premtuar, sot e realizojmë premtimin. Duke filluar nga muaji prill, paga minimale në shtet do të jetë më e madhe për 2.175 denarë, dhe nga 18.000 denarë do të rritet në 20.175 denarë”. tha, Dimitar Kovaçevski.