Ministri Aliu pret në takim drejtorin e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor Arsim Hasani

Shpërndaje

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu sot ka pasur takim me drejtorin e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor Arsim Hasani.

Postimi nga Ministri Aliu:
Sot zhvilluam takim pune me drejtorit të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor Arsim Hasani

Ndërveprueshmëria dhe digjitalizimi i shërbimeve publike ishin fokusi i takimit të sotëm të punës.

Portali për shërbime elektronike do të pasurohet me 16 shërbime të reja digjitale për Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor. Procesi është në fazën përfundimtare dhe pritet që e- shërbimet të jenë në dispozicion të qytetarëve dhe kompanive në portalin Nacional të e- shërbimeve në muajin Prill.

Ky është konkluzioni i takimit të sotëm ku morën pjesë ekipet e IT-së, të të dy institucioneve, gjatë të cilit u diskutua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me projektet e ardhshme që kanë të bëjnë me digjitalizimin.