MaqedoniTop Lajme

Nesër akrepat e orës shkojnë 60 minuta para

Shpërndaje

Kthehet ora verore me akrepat e orës që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 25 dhe të dielës 26 mars. Akrepat lëvizin një orë para, për shkak të ndryshimit nga ora dimërore në orën verore. Prej dekadash, vendet e Bashkimit Europian aplikojnë dy ore, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit.

Sipas disa studiuesve, thuhet se koha verore sjell përfitime më të mëdha për shëndetin tonë, sepse është më në sinkron me orën tonë biologjike, e cila ka nevojë për errësirë gjatë orëve të mbrëmjes për të prodhuar melatonin dhe për të siguruar pushimin e duhur. Megjithatë, për shkak të krizës energjetike të periudhës së fundit, shumë po kërkojnë braktisjen përfundimtare të orës diellore, duke adoptuar orën verore gjatë gjithë vitit.