Arben Taravari me mesazh të fuqishëm për BDI: E keni të kotë me ne! Asgjë dhe Askush nuk mund të na përçajë!

Shpërndaje

Ngjarjet e fundit në Aleancën për Shqiptarët, ne prag të Kongresit partiak, ku aktivistë të dalluar të kësaj partie kanë deponuar dorëheqjet e tyre në shenjë pakënaqësie për shkak të mundësinë së rikandidimit të Ziadin Selës për mandatin e tretë në krye të kësaj partie ka ngjallur debate në opinion.

Nga kjo situatë dhe ky debat i brendshëm brenda Aleancës për Shqiptarët, paturpësisht tenton që të përfitojë BDI duke e paraqitur si përçarje brenda partisë më të madhe opozitare shqiptare. Andaj nisur nga kjo sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari nëpërmjet një statusi në fejsbuk i dërgon një mesazh të fuqishëm BDI-së.

Në vazhdim statusi i plotë i Taravarit :

Sa herë që BDI-ja është në fund të saj çuditërisht nis fushatën e përçarjes, duke nxitur një lum thashethemes për partitë që i ndjen kërcënim.

Kështu ka nisur një valë kundër partisë më të madhe opozitare Aleanca për Shqiptarët.

Kam një mesazh për këtë parti:

E keni të kotë me ne! Asgjë dhe Askush nuk mund të na përçajë!

Ne dolëm nga qeveria si askush tjetër në emër të vlerave që na bashkojnë, ndaj nuk mundet një parti e ndryshkur si BDI-ja të tund këto vlera!