Rama: Drejtësia në Shqipëri nuk do t’ia dijë për pushtetin, rajoni duhet të marrë shembull nga ne

Shpërndaje

I pyetur për samitin e zhvilluar në Dhjetorin e kaluar dhe atë të Procesit të Berlinit që pritet të mbahet në Tetorin e ardhshëm në Tiranë, Kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se është aq sa një shprehje besimi edhe një detyrim ndaj aleatëve ndërkombëtarë.

Rama theksoi se Shqipëria është një vend shembull për luftën ndaj korrupsionit dhe se shtetet e tjera të rajonit duhet të ndjekin të njëjtën rrugë.

“Rajoni duhet të marrë shembull nga ne në pikën ku drejtësia nuk do të dijë për pushtetin. Ka ende shumë për të bërë, por ama ka ardhur dita që atë që nuk e besonte askush para disa vitesh është bërë fakt, fakti që edhe njerëz me profil të lartë të lidhur me shumicën qeverisëse mund të shkojnë para drejtësisë“, deklaroi kreu i ekzekutivit.

“E thashë, është një kënaqësi, nder dhe një shprehje besimi. Por, edhe detyrim ndaj aleatëve tanë kaq të rëndësishëm, Gjermanisë, kancelarit, fakti që samiti vjen në rajon dhe vjen në Tiranë. Po ashtu nuk diskutohet që edhe samiti i 6 Dhjetorit ka lënë një gjurmë të thellë tek ne dhe mbi të gjitha është barrë për të merituar në vijmësi respektin që kemi fituar dhe duke u bërë një vend gjithmonë e më evropian në aspektin e standardeve.

Një vend shembull në luftën kundër korrupsionit, jemi vendi i vetëm në rajon që falë Reformës në Drejtësi e kemi ngritur stekën atje ku nuk ka qenë kurrë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Rajoni duhet të marrë shembull nga ne në pikën ku drejtësia nuk do të dijë për pushtetin. Ka ende shumë për të bërë, por ama ka ardhur dita që atë që nuk e besonte askush para disa vitesh është bërë fakt, fakti që edhe njerëz me profil të lartë të lidhur me shumicën qeverisëse mund të shkojnë para drejtësisë.

Këto janë shenja shumë domethënëse për një rrugë që vazhdon, Proceli i Berlinit e shtyn më tutje këtë rrugë në aspektin e bashkëpunimit”, u shpreh Rama ndër të tjera./tvklan.al