RMV, Drejtoria e Doganave konfiskoi mbi 43 kg stoli ari në vlerë prej 2.3 milionë euro (Foto)

Shpërndaje

Dje në orët e mbrëmjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, doganierët zbuluan dhe sekuestruan mbi 43 kilogramë bizhuteri ari. Bëhet fjalë për një sekuestrim rekord të bizhuterive prej ari, e cila vlerësohet në vlerën e rreth 2.3 milionë eurove – theksoi Slavica Kutirov.

Bzhuteritë e arit janë zbuluar dhe sekuestruar pas kontrollit të bagazhit të një shtetasi të huaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Pasagjeri mbërriti me fluturimin e rregullt të mbrëmjes nga Stambolli, ku shkoi në kanalin e gjelbër dhe nuk deklaroi bizhuteritë.

Personi dhe malli janë ndaluar përkohësisht dhe aktualisht po kryhen hetime.

Për rastin menjëherë është njoftuar prokurori publik kujdestar për kryerjen e veprimeve të mëtutjeshme hetimore.

Drejtoria doganore në kuadër të prioriteteve të saj për mbrojtjen e shoqërisë dhe sigurinë e qytetarëve është e fokusuar fuqishëm në luftën kundër krimit dhe parandalimin e tregtisë së paligjshme.