Opinione

Sot dita e Gruas!

Shpërndaje

Shkruan: Silvana Begaj

Kësaj gjinie që përfaqëson vazhdimësinë e jetës, që ka kaq shumë forcë dhe kaq pak të drejta!

E si mund të festojmë ne këtë ditë? Si dita që ndoshta sot nuk do kemi vrasjen e një gruaje diku në mes të Tiranës apo në rrethina?

Apo do festojmë si të vetmen ditë kur shumë femra lejohen nga burrat e tyre për të dalë?

Të festojmë që në kaq vite demokraci luftuam për kaq shum gjëra, por për lirinë e grave as u përpoqëm?

Të festojmë që akoma në rrethina vajza minorene martohen me dakordësi familjesh si e do zakoni? Apo për ato që torturohen sepse kanë bërë gabimin e madh dhe kanë rënë në dashuri?

Të festojmë se ka akoma skllavëri ku pranohet si e drejtë edhe nga familja e vajzave dhe me vajza?

Të festojmë sepse kemi gra sot në pushtet dhe që trajtohen si dordoleca nga liderat e tyre?

Por, këto zakonisht ndodhin në rrethina ose nga familje të cilat nuk janë te arsimuara dhe të zhvilluara. Ndoshta duhet të festoj Tirana ose qytetet e mëdha ku ka gra që kanë fituar një farë lirie. Liri që përdoret keq!

Se në qytetet e mëdha lufta me burrat është e papërfillshme në krahasim me luftën e ashpër dhe të shëmtuar që kanë gratë me njëra tjetrën.

Këto gra zakonisht e përdorin lirinë dhe zërin e tyre për të intimiduar gra të tjera.

Ofendojnë dhe gjykojnë këdo live apo virtualisht! Hedhin helm kudo ku kanë mundësi të shprehen dhe nuk bëjnë asgjë për plagën e shekullit: Lirinë e grave!

Prandaj unë personalisht nuk kam për cfarë të festojë!

Edhe pse sot është dita e gruas! Kësaj gjinie që përfaqëson vazhdimësinë e jetës, që ka kaq shumë forcë dhe kaq pak të drejta!