Aliu: Votoni për ta sfiduar sistemin e jo për inate !

Shpërndaje

Shkruan: Qenan Aliu

( Në prag të heshtjes zgjedhore )

Mendoj sa ka vetëdijësim solid tek elektorati shqiptar, që mos të jetë pre e manipulimeve dhe mashtrimeve.

Secili është në nivelin e duhur për të logjikuar dhe perceptuar se për kë duhet të votojë në zgjedhje madje edhe në këto zgjedhje presidenciale. Votuesit shqiptar e kanë perceptuar faktin se duhet shfrytëzuar të drejtën e votës,, sepse ata që nuk votojnë do të udhëhiqen nga vendimi i atyre që kanë votuar,, .

Klasa politike e korruptuar , siç duket është garë e fundit zgjedhore që do të kenë mundësinë eventualisht për të mashtruar militantët e partive të tyre. Sa më shumë që po kalon koha, partitë më nuk do të kenë popollin e tyre por populli do të ketë partinë e vet. DREJTËSIA, DEMOKRACIA,SUNDIMI I LIGJIT dhe NDËSHKIMI I TË KORRUPTUARËVE do të jetë PARTIA E VETME QË DO TË MBËSHTETET NGA SHQIPTARËT.

Mashtrimet, krimet dhe hajnitë nuk do të mundë më klasa politike e korruptuar ti shesë apo ti fshehë të mbështjellura me cellofanin e miqve të shqiptarëve SHBA-të, BE dhe NATON !

Edhe në këto zgjedhje presidenciale, VOTONI LIRSHËM- për ate që ju thot mendja, për ate që ju qesh zemra dhe për ate që ju beson shpirti .

E drejta e votës nuk është ajo çka ka thënë i pari i partisë, por ajo që TI JE VETVETJA .

Mos haroni më 21 prill është rrethi i parë, nuk përfundon gara,por rezultati i këtijë raundi mund ta sfidojë sistemin juridiko-politik , në të mirë të ndryshimeve ,barazisë dhe demokracisë.