Turqia prezanton aeroplanin e saj luftarak të gjeneratës së pestë (Foto)
Për herë të parë Turqia nxori nga hangari dhe prezantoi në pistë aeroplanin luftarak të gjeneratës së pestë, prodhim vendas TF-X, njoftoi presidenti i kryesisë së industrisë së mbrojtjes, Ismail Demir.
“Në kujtim të dëshmorëve tanë! Ne thamë se do t’i nxjerrim aeroplanët tanë luftarakë kombëtarë nga hangari më 18 mars. Aeroplani ynë sot është në pistë! Nën udhëheqjen e presidentit tonë, Recep Tayyip Erdogan, dashtë Zoti, ata do ta dëshmojnë se si fluturojnë në qiellin e atdheut tonë”, shkroi Demir në Twitter, duke iu referuar 108-vjetorit të fitores detare të Turqisë në Gadishullin e Galipolit në Luftën e Parë Botërore.
Zhvilluar nga Industritë e Hapësirës Ajrore Turke (TUSAŞ), TF-X MMU ka teknologji dhe veçori që gjenden në aeroplanët luftarakë të gjeneratës së pestë.