Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi: Gjukanoviq kryeson sipas rezultateve fillestare

Shpërndaje

Sipas rezultateve fillestare, presidenti aktual i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, është në epërsi në zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan sot. Sipas 33,5 për qind të votave të përpunuara, Gjukanoviq ka fituar 36,2 për qind të votave, Jakov Milatoviq 23,9 dhe Andrija Mandiq 23,4 për qind.

Qendrat e votimit u mbyllën në orën 20:00. Pjesëmarrja në votime vlerësohet të jetë 53.6 për qind. Pak më shumë se 534,000 votues kanë të drejtën e votës në Mal të Zi.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve tha se nuk janë raportuar parregullsi gjatë votimit të zgjedhjeve, të cilat analistët i kanë vlerësuar si më të pasigurt ndonjëherë.