Gabriel Escobar nesër në Shqipëri! Takim me Ramën dhe Begajn
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojë Shqipërinë.
Vizita vjen vetëm 2 ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 14 maj.
Mësohet se Escobar do të mbërrijë në Tiranë nesër, më 11 prill dhe do të qëndrojë deri më datën 13.
Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.
Ndërkohë nga opozita pritet që të takohet me kreun e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin e Jorida Tabakun.
Escobar me sa duket do të shmangë takimin me Sali Berishën.