Thënia e ditës/ Berisha: Unë jam Stiv Xhobs, jam si kreu i Apple!

Shpërndaje

Sali Berisha tani ka filluar ta besojë seriozisht që jo vetëm do të fitojë zgjedhjet, por do të vijë në pushtet edhe se ka kundra tij të gjithë ndërkombëtarët, nuk ka parti, dhe i vetmi sukses që ka arritur është se ka përcarë PD.

Por hera e tretë e tij, sipas vetë doktorit do të jetë e treta e vërteta, duke kapur edhe sot majën e klasifikimit te ‘Thënia e Ditës’.

“Rikthimi i Sali Berishës dhe PD në pushtet të themi kjo, rikthimi i tretë i tij do të jetë më i suksesshmi në histori. Nuk po e krahasoj me politikanë, por do ta krahasoj edhe njëherë me rikthimin e Steve Jobs, i cili pasi e larguan nga ndërmarrja e tij, u rikthye dhe i bëri botës dhuratë iPod, iPad dhe iPhone. Pra, një rikthim i tretë do ketë momente kulmore, gjithçka në interes të shqiptarëve.” u shpreh Berisha./abcnews.al