LAJMI I FUNDIT: Gjenden dy vajzat e zhdukura nga Shkupi, Melisa dhe Anisa

Shpërndaje

Pak minuta më parë, në gjendje të mirë shëndetësore janë gjetur dy vajzat e mitura nga Gazi Baba e Shkupit, Anisa Ajro 12 dhe Melisa Kurti shi 15 vjeçare, të cilët nga dita e premte kishin humbur kontaktin me familjet e tyre.

Dy të miturat, siç merr vesh gazeta KOHA, janë gjendur afër Parkut të Çairit.

Në kërkim të dy të miturave, përveç policisë, ishin angazhuar edhe shumë qytetarë dhe organizata tjera.