Taravari ia fik dritat Besës në Gostivar

Shpërndaje

Anëtarë dhe simpatizantë nga Dega e Lëvizjes BESA në Gostivar, nga sot i janë bashkangjitur Degës së ASH-së në këtë qytet.

Në fotografi të publikuar nga kreu i ASH-së dhe i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari shihen 15 persona, kryetarë të nëndegëve të ndryshme, të cilët ai i ka pritur në takim. Fotografinë e përbashkët të publikuar në rrjetet sociale e kanë titulluar: “E dham Besën për fitore të ardhshme në Gostivar!”

Kujtojmë se procesit nga Dega e Besës te Dega e Aleancës për Shqiptarët i paraprijnë kalimi i katër personaliteteve fillmisht, për të vijuar sot me këtë numër të madh.