Nga mesnata shtrenjtohen derivatet e naftës, këto janë çmimet

Shpërndaje

Pas mesnatës, benzinat Eurosuper BS-95 do të shtrenjtohet për 1.5 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 për 2 denarë. Nga KRRE bëjnë të ditur se edhe çmimi i naftës do të rritet për 2 denarë, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë, për 1.5 denarë.

Çmimet sipas vendimit të fundit të KREE-së:

EUROSUPER BS-95- 84,5 denarë/l

EUROSUPER BS-98- 87.00 denarë/l

NAFTA- 74.00 denarë/l

VAJI EKSTRA I LEHTË- 73.00 denarë/l