Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Shpërndaje

Gjatë pesë ditëve të ardhshme, nga e hëna e deri të premten, moti në Kosovës pritet të jetë i qëndrueshëm, me temperatura pranverore nga 4 gradë Celsius më e ulëta të hënën në Dragash, deri të 20 gradë Celsius më e larta në Gjakovë të hënën e të premten, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas këtij njoftimit, të hënën do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në viset malore parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.

Të martën e të mërkurën mot do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu, ndërsa në disa zona të kufizuara parashihen mundësit për shkarkime rrufesh. Moti i ngjashëm pritet të mbaj edhe të enjten.

“Edhe dita e premte do të jetë relativisht e qetë me rritje të lehta të maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten konstante. Në pjesën e dytë të ditës parashihen riga të izoluara shiu. Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit”, njofton IHK.