Qeveria emëron Grubin koordinator për “Korridorin 8”, autostradën Shkup – Bllacë…

Shpërndaje

Për shkak të rëndësisë për realizimin e projekteve të filluara për ndërtimin e rrugëve rrugore Shkup – Bllacë, Kërçovë – Bukojçan, hekurudhën Kërçovë – Lin, kontrollet e përbashkëta kufitare me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës dhe realizimin e Korridorit 8, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot emëroi Dr. Artan Grubin, zëvendës kryetarin e parë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si koordinator për monitorimin e punimeve dhe për koordinimin e të gjitha aktiviteteve, me qëllim të realizimit të tyre në kohë.

Postimi i plotë:

Pas përfundimit me sukses të negociatave me konzorciumin Bechtel&Enka dhe vënien e gurrthemelit të Korridorit 8, e së shpejti edhe të atij 10-D, për arsye të rëndësisë së madhe të projekteve të filluara për ndërtimin e rrugëve Shkup – Bllacë, Kërçovë – Bukojç, hekurudhën Kërçovë – Lin, kontrollet e përbashkëta kufitare me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës dhe realizimin e Korridorit 8, Qeveria në mbledhjen e sotme më emëroi për koordinator të të gjitha aktiviteteve ndërsektoriale me qëllim të realizimit të tyre në kohë.
Këto projekte, bashkë dhe me të tjera të ndërlidhura, tejkalojnë vlerën e 2.5 miliardë euro të cilat do ta zhvillojnë ekonominë e vendit tonë, do të hapin vende të reja pune, do të rrisin kompanitë vendore dhe do ta përmirësojnë cilësinë e jetës.