Rama: Brenda 1 viti paga mesatare 900 euro!

Shpërndaje

Qeveria ka dakordësuar sot projektligjin për reformën e re të pagave ku do të përfitojnë të gjithë sektorët e administratës dhe jo vetëm.

Nga rritja e pagave do të preken mjekët, infermierët, zjarrfikësit, policia e shtetit, ushtarakët, administrata qendrore e mësuesit. Rritja bazë e rrogës është bërë sipas kategorive. Kryeministri Edi Rama tha se kjo rritje e pagave vjen si produkt i reformave të ndërmarra gjatë viteve.

Rritja do të bëhet në dy faza, ku faza e parë do të nis që këtë prill me mjekët dhe infermierët, mësuesit, sigurinë dhe zjarrfikësit dhe më pas do jetë për të gjithë të tjerët pasi ligji të kalojë për miratim në parlament.

Faza e dytë e rritjes do të jetë në 2024 me plotësimin e plotë të kuadrit ligjor të ligjit të pagave dhe planifikimin e buxhetit të ardhëm. E gjithë kjo tha Rama do të sjellë që brenda 1 viti paga mesatare do jetë 900 euro.

“Sot është një nga ditët më të shënuara të qeverisjes time, dakorduam projektligjin për reformën e re te pagave dhe kemi sanksionuar e zeza mbi të bardhë se në harkun e 1 viti paga mesatare do të shkojë nga 563 euro në 900 euro.

Ky është rezultat i të gjitha përpjekjeve, reformave dhe punëve të bëra për të ardhur në ditën që ta krijojmë mundësin për të gjithë shtëpinë tonë të përbashkët.

Mund t’ju them se është dita për të marrë ata vetë në arkën e tyre familjare frute nga kjo përpjekje dhe nga reformat që na kanë sjellë deri këtu. Nuk dua të humbas vëmendjen në shumë shifra, por detyra jonë është t’u japim shqiptarëve maksimumin e produktit te reformave.

E gjitha kjo do bëhet me dy hapa, një hap i parë i menjëhershëm do jetë tani me mësuesit dhe sigurinë dhe mjekët e infermierët dhe ky hap i parë për të gjithë të tjerët do jetë pasi parlamenti të kaloj projektligjin që ne miratuam, hapi i dytë do jetë viti i ardhshëm kur të bëjmë plotësimin e kuadrit të reformave ku do të shkojmë më 900 euro pagë mesatare”, tha Rama.

Konkretisht paga e mësuesve për arsimin e ulët do të rritet nga 74-95 mijë lekë dhe mbi 100 mijë lekë për arsimin e mesëm.

Gjithashtu paga e pedagogëve do të rritet me 20 %, ndërsa baza e infermierëve do të shkojë mbi 90 mijë lekë. Rritje do të kenë edhe zjarrfikësit ku do marrin 80 mijë lekë, ndërsa specialistët më të ulët në administratë do të marrin 81 mijë lekë.

“Specialistë më të ulët që punojnë në administratën qendrore do të shkojë në 81 mijë le ë nga 49 mijë lekë apo mësuesve të mesme qe paga do shkojë mbi 100 mijë lekë, arsimi bazë do shkojë nga 74 mijë në 95 mijë.

Të gjitha këto janë shifra bazë pastaj vjetërsinë e punës dhe nivelet e kualifikime bëjnë që gjërat të jenë edhe më mirë nga niveli bazë,. Po kështu është koha t’u bëjmë rritje pedagogëve të universiteteve me 20 % duke iu dhënë diskretin që mund të shkojnë deri në 30 % sepse janë autonom në administrimin e buxhetit të tyre.

Infermierët do kapin bazë prej 87 mijë lekësh dhe kjo bazë shkon përtej 90 mijë lekësh sipas pozicioneve në punë. Kemi rritur pagat për FA, kemi rritur pagat për gjithë sistemin e sigurisë. Kemi rritur pagat për zjarrfikëset do e çojmë deri në 80 mijën lekë”, tha Rama.

Lidhur me efektin që rritja e pagave do të ketë në buxhetin e shtetit, kryeministri tha se “efekti në buxhet do të jetë i konsiderueshëm por plotësisht të përballueshëm. Sipas kategorive janë shuma të konsiderueshme që vendosen në dispozicion.