Rusia kërcënon me ndalimin e grurit: Nëse G7 ndalon eksportet, do të marrë fund

Shpërndaje

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka thënë se nëse G7 ndalon eksportet në Rusi, Moska do të përgjigjet duke i dhënë fund marrëveshjes së eksportit të grurit në Detin e Zi.

“Kjo ide nga idiotët në G7 për një ndalim total të eksporteve në vendin tonë si parazgjedhje është e bukur në atë që nënkupton një ndalim reciprok të importeve nga vendi ynë, duke përfshirë kategoritë e mallrave që janë më të ndjeshmet për G7”, u shpreh me tone zemërate Medvedev në një postim në Telegram.

“Në një rast të tillë, marrëveshja e grurit, dhe shumë gjëra të tjera që u nevojiten, do të përfundojmë,” kërcënoi ai.