Maqedoni

Taravari inspekton punimet në çerdhen ere që po ndërtohet në kuadër të kopshtit “Lulishtja”

Shpërndaje

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se gjatë ditës ka inspektuar nga afër punimet në çerdhen e re në Gostivar e cila do të jetë pjesë e kopshtit “Lulishtja” me një kapacitet për 100 fëmij.

Postimi i plotë:

Afër përfundimit Çerdhja e re ku do të akomodohen edhe 100 vogëlushë të Gostivarit në kuadër të Kopshtit “Lulishtja”

Qëndrova sot për vizitë, për të parë nga afër punimet finale në çerdhen e re që i shtohet Gostivarit dhe pritet së shpejti hapja e saj. Kjo është çerdhja e 5-të që po hapim prej se jemi në krye të komunës së Gostivarit dhe jemi të kënaqur që kemi tejkaluar premtimin tonë prej 4 çerdhesh.

Shtimin e kapaciteteve në çerdhet ekzistuese dhe rritjen e numrit të çerdheve, e morëm si mision për arsye lehtësimi dhe punë për prindërit, sidomos nënat e reja që edhe ato të mund të punojnë e të jenë të pavarura dhe të barabarta në shoqëri.

Sektori i Arsimit pranë Komunës së Gostivarit, aplikoi dhe fitoi këtë projekt nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në kuadër të programit “Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale”, financuar nga Banka Botërore.