Ahmeti: Korridoret 8 dhe 10D do të ndërtohen më lirë dhe më shpejtë!

Shpërndaje

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar pasi Kuvendi i dha dritë jeshile për nisjen e Korridorit 8 dhe 10D, përcjell albazone.mk

Reagimi i plotë:
Korridoret 8 dhe 10D do të ndërtohen më lirë dhe më shpejtë!

Bashkë me kolegët deputetë të shumicës parlamentare me votimin e ndryshimeve të nevojshme ligjore i dhamë fund bllokadës dhe obstruksioneve për realizimin e investimit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit, Korridorit 8 dhe 10D.

Nuk do të lejojmë që të mbahet peng padrejtësisht ky projekt kapital që krijon perspektivë të re të zhvillimit ekonomik të vendit.

Vazhdojmë me transparencë të plotë dhe me përkrahjen e SHBA-ve të punojmë për ndërtimin e korridoreve që janë shteg i domosdoshëm i ndërlidhjes rajonale dhe europiane.