Ahmeti uron Erdoganin për mandatin e ri presidencial: I bindur në bashkëpunimin progresiv si dy vende aleate në NATO

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për mandatin e ri të fituar.

Ahmeti në urimin e tij shkruan se populli turk dha verdiktin e tij në këto zgjedhje, ndërsa me presidentin Erdogan uron bashkëpunim progresiv si dy vende aleatë të NATO-s.

Statusi i plotë:
Dëshiroj t’i përcjell sot urimet e mia të sinqerta Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për fitoren e shënuar në zgjedhjet presidenciale.

I uroj mbarësi dhe realizim të përcaktimeve progresive programore në mandatin e ri të fituar dhe jam i bindur se vendet tona do të vazhdojnë të thellojnë më tej bashkëpunimin për progres të ndërsjellë, mbi të gjitha si aleat të NATO-s.

Urime popullit turk për shprehjen e lirë dhe demokratike të verdiktit në zgjedhjen e kryesuesit të vendit.