Aziri: Kemi marrë mbështetje nga ITU, në hartimin e Strategjisë sonë Kombëtare të TIK-ut
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu përmes një video-mesazhi ka marr pjesë në Forumin e Zhvillimit Rajonal e cila organizohet nga ITU- Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit në Timisoara të Rumanisë.
Njoftimi nga AZIRI:
Kisha kënaqësinë të jem sot përmes një video-mesazhi në Forumin e Zhvillimit Rajonal e cila organizohet nga ITU- Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit në Timisoara të Rumanisë.
Shpreh mirënjohjen time për bashkëpunimin që patëm me ekipin e ITU.
Siç tashme jeni në dijeni, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, luan rol shumë të rëndësishëm për digjitalizimin e shërbimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne kemi marrë mbështetje nga ITU, në hartimin e Strategjisë sonë Kombëtare të TIK-ut dhe shpresoj që kjo ngjarje të shërbejë si pikënisje për diskutimin e tri nismave të reja për bashkëpunim të mëtejshëm mes MSHIA-së dhe ITU-së.
Në vendin tone, aktualisht jemi në proces të krijimit të Agjencisë digjital e cila do të shërbejë si institucion kryesorë dhe përgjegjës për zbatimin dhe kordinimin e transformimit digjital. Kjo agjenci do të ndërtohet mbi katër shtylla kryesore: digjitalizimi i proceseve, edukimi dhe ndërgjegjësimi i TI-së, sigurise kibernetike dhe infrastrukturës. Kjo eshtë një sfidë shumë e rëndësishme për ne dhe shpresoj se do ta përfundojmë këtë prioritet qe kemi deri në fund të ketij vitit.
#digitalera