Dy tërmete të forta brenda 6 minutash në Turqi
Dy tërmete brenda gjashtë minutash kanë ndodhur në Turqi.
I pari me magnitudë 4.8 ballë është ndier në Goksun, distrikt në Kahramanmaras. Kurse, tjetri 4.1 ballë ndodhi menjëherë 6 minuta pas.
Megjithëse nuk janë ndier shumë dridhjet, banorët janë alarmuar për shkak të tmerrit që kanë përjetuar në shkurt kur dy tërmete të fuqishme shkatërruan zona të tëra.
Më 6 shkurt, tërmeti 7.8 ballë goditi Turqinë me epiqendër Kahramanmarasin. Mijëra njerëz vdiqën në 10 zona të prekura dhe në Sirinë ku tërmetet patën ndikim. Qytete të tëra janë shkatërruar e janë kthyer në të pabanueshme me mijëra njerëz të detyruar të largoheshin për t’u strehuar diku tjetër.
Në linqet e mëposhtme janë detajet:
https://www.emsc.eu/Earthquake/earthquake.php?id=1257150