Policia Kufitare parandalon kontrabandën me mallra në Jashanicë të Leposaviqit

Shpërndaje

Policia kufitare e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në rrugët dytësore të fshatrave të Leposaviqit.

Siç thuhet në njoftim, konkretisht në fshatin Jashanicë, policia ka ndaluar dy automjete me targa serbe që dyshohej se ishin duke kontrabanduar mallra.

Gjatë kontrollit, policia ka hasur në një sasi të konsiderueshme të mallrave, si: Coca-Cola, arka-pije alkoolike (birra), produkte ushqimore si dhe para, 1370 euro dhe 6600 dinar.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë kompetente për procedura të mëtejme ligjore.