RajoniTop Lajme

Eskalon situata në Zveçan, hidhet gaz lotsjellës dhe dëgjohen të shtëna armësh (Video)

Shpërndaje

Policia e Kosovës është përleshur me qytetarët serbë që janë mbledhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit.

Nga pamjet që janë transmetuar live nga qytetarët shihet se është hedhur gaz si dhe dëgjohen krisma armësh.

Në një video të postuar nga Kontakt Plus Mitrovica, shihet kur eskalon situata para Komunës së Zveçanit, meqë rast dëgjohen të shtëna dhe hedhje e gazit lotsjellës.