MaqedoniTop Lajme

Grubi: Negociata me deputetë të opozitës për të mbështetur Ndryshimet Kushtetuese!

Shpërndaje

Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi, gjatë intervistës për Servisin Kombëtar në gjuhën shqipe, ka theksuar se pushteti tashmë ka biseduar me disa deputetë të opozitës dhe se në mesin e tyre ka të tillë që mbështesin, sic thotë, frymën pro-evropiane dhe progresin e vendit, percjell KlanM.

Zv/Kryeministri Grubi ka shtuar se në mesin e opozitës ka të tillë që nuk pajtohen me udhëheqësinë aktuale të VMRO-DPMNE-së dhe me këtë grup, sic e quajti Evropian, vlerëson se do t`i kenë votat e nevojshme për shumicën e domosdoshme për hapjen e Kushtetutës.

Ai gjatë intervistës për MTV2, ka drejtuar akuza se opozita po zhvillon politikë të instalimit të frikës për të mbajtur status-kuonë dhe për tërheqjen e votave konzervative që do të keqpërdoren për politikë ditore