Shkarkohen katër anëtarët serbë të ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit

Shpërndaje

Janë liruar nga detyra katër anëtarët serbë që ishin të ngarkuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, përcjell Gazeta Blic.

Këtë e ka bërë të ditur ministri Elbert Krasniqi përmes një postimi në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vet është pa status.

Andaj, sot me datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujičić, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojković.