Ka përfunduar debati për propozim-amandamentet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës

Shpërndaje

Edhe pas pauzës së rregullt, deputetët sot kanë vazhduar debatin për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, i cili është pjesë e pakos së ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d.

Deputetët e opozitës mendojnë se këto ndryshime ligjore janë në kundërshtim me rregullin e së drejtës, sepse ligji i robëron punëtorët, në vend që t’i çlirojë.

Deputetët e LSDM-së thanë se ndryshimet në ligj janë duke u bërë për realizimin më efektiv, efikas dhe më të lirë të projekteve që janë me interes strategjik dhe kombëtar.

Votimi për këtë pikë do të caktohet për ditë tjetër, ndërsa nesër Kuvendi do të vazhdojë me seancën 115.