Kodi zgjedhor, partitë politike me dallime diametrale

Shpërndaje

Modeli i ri zgjedhorë ka nxjerrë në pah dallimet mes subjekteve politike. Pothuajse të gjitha subjektet si nga mazhoranca poashtu edhe nga opozita kanë dallime diametralisht të kundërta për sa i përket Kodit të ri Zgjedhor.

LSDM mbështet qëndrimet që te kemi një njësi zgjedhore, dhe me lista të hapura.

“Për ne si LSDM është e pranueshme që të kemi një njësi zgjedhore, por me lista të hapura, sepse kjo i jep mundësi qytetarëve të zgjedhin në përfaqësuesin e tyre në Parlament. Ne si LSDM poashtu jemi edhe për atë që te ket një prag zgjedhor, të cilin akoma nuk e kemi definuar, por normalishtë duhet të sillet afër 3 dhe 4 për qind. Por, rëndësi t’i japin edhe përfaqësimit gjinor” – u shpreh Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

Nga BDI janë të mendimit se nëse duhet të bëhen ndryshime atëherë të shkohet me tre njësi zgjedhore, teksa nuk përjashtojnë as mundësin e një njësie zgjedhore, me prag prej 5 për qind.

“Ne jemi të mendimit se nuk ka asgjë të keqe nëse mbeten 6 njësi zgjedhore, por vetëm nëse duhet të shkojmë në ndryshime atëher mendoj se më e pranushme të kemi 3 njësi zgjodhore. Por nëse arrihet një konsensus i përgjithshëm për të pasur një njësi zgjedhore, atëherë ajo duhet të ketë një prag prej pesë për qind” – deklaroi Bujar Osmani nga BDI.

Modeli me një njësi zgjedhore sipas VMRO-DPMNE-së do të sjellë barazi të votave në çdo komunë dhe në gjithë territorin e vendit. Ndërsa nga ASh thonë mbesin në qëndrimin e tyre për 8 njësi zgjedhore.

“Sa u përket numrit të njësive zgjedhore,në qëndrojmë në propozimin tonë, se e vetmja ndarje e bazuar edhe shkencërisht është ndarja në 8 njësi zgjedhore, konform ligjit për ndarrjen e shtetit në 8 rajone zhvillimore. Në këtë mënyrë do të evitohet problemi i barazisë së votës, sepse numri i deputetëve në cdo njësi zgjedhore nuk do të jetë fiks, por ndarja do të bëhet proporcionalishtë në bazë të numrit të votuesve.” – u shpreh Halil Snopçe nga ASH.

Qëndrimet dallojnë edhe në mes dy partive opozitare shqiptare si Lëvizja ‘Besa’ dhe Alternativa.

Dy partitë përkrahin modelin me një njësi zgjedhore, respektivishtë me 3 njësi zgjedhore sipas Lëvizjes Besa.

“Alternativa propozon që RMV të shëndërohet në një zonë zgjedhore, dhe me prag prej 2%, dhe me mundësi që në zgjedhje, përmes votimit elektronik edhe qytetarët tanë jo-rezident të shprehin vullnetin e tyre politik” – thuhet në kumtesën e Alternativës.

“Mendojmë se zgjidhja më e mirë do të ishte që RMV të ketë 3 njësi zgjedhore dhe me lista të hapura. Gjithashtu jemi shprehur të gatshëm që të marim pjesë aktive në grupin e punës për sa i përket kësaj teme” – thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.

Shumë parti të vogla të cilat janë pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE-në ose me LSDM, janë shprehur se janë pro idesë përnjë njësi zgjedhore, por pa prag zgjedhor, e cila sipas partive më të mëdha është kundërshtuar fuqishëm.