RajoniTop Lajme

Kurti s’tërhiqet, ia bën të qartë edhe komandantit të KFOR-it: Kryetarët duhet t’i ushtrojnë detyrat

Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, sot pasdite, pas zhvillimeve në veri, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia.
Shefi i ekzekutivit ia bëri të qartë kreut të Forcave Paqeruajtëse në vendin tonë se kryetarët duhet t’i ushtrojnë detyrat e tyre, përcjell lajmi.net.

Tutje, siç bën të ditur ZKM-ja, njoftoi komandantin Ristuccia se Policia e Kosovës është e angazhuar t’ua mundësijë atyre hyrjen në vendin e punës.

“Kryeministri Kurti theksoi se kryetarët e komunave, të zgjedhur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, për të ofruar shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët, pa pengesa.

Gjithashtu, kryeministri Kurti e njoftoi komandantin Ristuccia se Policia e Kosovës është angazhuar që sipas detyrës zyrtare t’ua mundësojë këtyre kryetarëve hyrjen në vendin e tyre të punës prej nga ata duhet dhe do t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim e pa diskriminim”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.