Osmani uron Erdoganin: Le të forcohet marrëdhënia mes Kosovës dhe Turqisë

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e rizgjedhur të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për fitoren në zgjedhjet e balotazhit.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Osmani ka thënë se mezi pret që të punojnë së bashku për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer, përcjell Syri Kosova.

“I shprehim urimet tona të përzemërta Presidentit Recep Tayyip Erdogan për fitoren e sotme. Ndërsa ju vazhdoni ta udhëhiqni Turqinë drejt sukseseve të reja, mezi pres të punojmë së bashku për të vazhduar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, ka shkruar Osmani.

“Le të vazhdojë të forcohet partneriteti mes Kosovës dhe Turqisë”, ka shkruar tutje Osmani.