Osmani: Veprimet e Policisë legjitime – suksesi i tyre varet nga koordinimi me aleatët
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas tensioneve në veri gjatë ditës së sotme.Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm dhe i pandashëm, prandaj mbrohet me të gjitha mjetete e përcaktuara më Kushtetutë.
Osmani u shpreh se veprime e Policisë së Kosovës janë legjitime në realizim të detyrave të tyre dhe mbrojtje të qytetarëve.“Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, u shpreh presidentja.
Postimi nga Osmani:
Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. (Neni 2 i Kushtetutës)
Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim.
Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë.
Bashkë, jemi gjithnjë më të fortë!