Pendarovski: Refuzova faljen e Janevës, Koçanit dhe Pançevskit

Shpërndaje

Në brifingun e sotëm me gazetarë, presidenti Stevo Pendarovski bëri të ditur se ka refuzuar kërkesat për falje të ish prokurores Katica Janeva, biznesmenit Sead Koçan dhe ish gjykatësit Vlladimir Pançevskit.

Pendarovski refuzoi të deklarohet para kamerave, por konfirmoi se ka refuzuar që të falë këta të dënuar.