Sulmohet një vajzë nga qentë endacakë në Tetovë, publikohen pamjet

Shpërndaje

Problemi me qentë endacakë në Tetovë vazhdon të shkaktojë telashe për qytetarët, sidomos fëmijët.

Së fundmi, është incizuar se si një vajzë e mitur është sulmuar nga dhjeta qenë endacakë.

Video e publikuar nga një qytetar i Tetovës është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, ndërsa kërkohet përgjegjësi nga organet kompetente për këtë problem.