Vuçiq pas takimit me Kurtin: Kosova nuk e pranoi draft-statutin për Asociacionin

Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se Kosova nuk do ta përmbushë obligimin e saj të dhjetë vjetëve më parë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.“Sot kemi ardhur te muri”, tha Vuçiç pas takimit që zhvilloi në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan REL.Në rend dite ishte paraqitja dhe diskutimi i draft-statutit për formimin e këtij asociacioni.

Ky dokument u paraqit nga Ekipi Menaxhues, që përbëhet prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb, përfshirë edhe një deputete të Kuvendit të Serbisë.Vuçiq tha se draft-statuti është i papranueshëm për Kosovën, për shkak të Kushtetutës së saj. “Në vitin 2015, unë dhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa Msutafa nënshkruam parimet për Asociacionin dhe tani ata po heqin dorë nga të gjitha parimet, duke thënë se askush nuk mund t’i pranojë ato, sepse kështu e thotë Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, tha presidenti serb.
Kurti, dhe Vuçiç miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë, gjatë një takimi në Bruksel. Deklarata parasheh disa angazhime për palët, që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99.